Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot zyrtarisht u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit të MFSK-së.




Ishministri Çeku, me këtë rast, i uroi detyrën ministrit të ri, z. Haki Demollit duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e MFSK-së. Ai e njoftoi ministrin e ri, me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe për projektet të cilat janë në vazhdim.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


AgimÇeku gjithashtu falënderoi gjithë stafin e ministrisë dhe drejtuesit e FSK-së, për bashkëpunimin e suksesshëm që treguan përgjatë rrugëtimit në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrinë për FSK-në dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.




Nga ana e tij, ministri Demollipasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Agim Çekuduke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo force, dhe njëheritë konfirmoi përkushtimin për të vazhduar, me angazhimin maksimal, në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në.




Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit të ri,ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënantKadriKatrtai, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneralmajor Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj dhe drejtor iNAT-it, Ekipit Këshillues i NATO, z. KevinLlanch.