Ministri i Financave, Avdullah Hoti gjatë takimit që ka pasur me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Frank Lajkwik, ka informuar këtë institucion lidhur me buxhetin e Kosovës, si dhe për përkushtimin e kësaj ministrie në zbatimin e rregullës fiskale dhe stabilitetit makro-fiskal.

Hoti ka falënderuar përfaqësuesin e FMN-së Lajkwik për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovë, i bindur se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa përfaqësuesi i FMN-së Lajkwik, shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.