Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pas Greqisë, ka filluar një vizitë në disa shtete të Afrikës. Ai do të qëndroj në disa shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të bindur përfaqësuesit shtetërore që ta njohin pavarësinë e Kosovës.



Burime të RTK-së bëjnë të ditur se vizita Hoxhajt në këto shtete pritet të ketë rezultate konkrete. Javë më parë, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, Hoxhaj kishte paralajmëruar njohjen nga 5 deri 7 shtete brenda muajve të ardhshme./Indeksonline/