Të tjera rreth shkrimit VIDEO Rasim Doda Enkeleda Doda Osman Aliu TIRANË - 10 gjyqtarë në Republikën e Shqipërisë kanë shkelur rëndë ligjin e për këtë arsye duhet të shkarkohen. Është kjo kërkesa e ministrisë të drejtësisë e cila këtë të premte i është drejtuar këshillit të lartë të drejtësisë dhe kërkohet procedim disiplinor me masën e shkarkimit nga detyra për gjyqtarët. Ndër shkeljet më flagrantë të konstatuara nga inspektimet e ministrisë së drejtësisë janë ajo e fshehjes së pasurisë nga gjyqtarët si dhe refuzimi për deklarimin e pasurisë. Në listën prej 10 gjyqtarë 6 prej tyre janë për fshehje e mos deklarim pasurie, 2 prej tyre për mos arsyetim të vendimeve të dhëna gjatë proceseve gjyqësore dhe 2 për shkelje të të rënda të gjyqtarit të cilat cenojnë interesat e palëve në proces. Në listën e gjyqtarëve kryesojnë çifti i bashkëshortëve Rasim e Enkeleda Doda në Gjykatën e Sarandës, ku tashmë Rasimi është pezulluar dhe është i pandehur pranë krimeve të rënda për akuzën e korrupsionit në vlerën e 80 mijë eurove në këmbim të një vendim. Po ashtu shkarkim kërkohet dhe për gjyqtarin e Kavajës, Osman Aliu i cili është në një proces gjyqësor për fshehje pasurie. Vendimet e këtij gjyqtari janë denoncuar si të padrejta dhe nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ku i kërkonte presidenti të ndërhynte pasi me vendimi të pajustifikuara liroheshin kriminel që arrestoheshin nga policia në kushtet e flagrancës apo armëmbajtjes. Lista e gjyqtarëve vazhdon me Ardian Kalian nga Gjykata e Tiranës, Qani Hasën në Elbasan, Petrit Aliajn në apelin e Vlorës, Dhurata Bilo në Durrës, Maksim Qirjazi në Korcë, Ilir Pashai Elbasan dhe Astrit Shema nga gjykata administrative në Vlorë. Por kur mblidhet KLD e cila duhet të fus në rend të ditës këtë kërkesë? Burime nga ky këshill bënë me dije se mbledhja e radhës është planifikuar për javën e ardhshme, por me shumë gjasë ajo do të shtyhet për në tetor ku do të vendoset nëse do kaloj apo jo kjo kërkesë e Naços. Gjykatësit për të cilët është kërkuar shkarkimi dhe shkeljet Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat "ç" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:...ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat "ç" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:...ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat "ç" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:...ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat "ç" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:...ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; (Në foto: Gjyqtarët Osman Aliu, Rasim Doda, Astrit Shema) Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat "ç" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:...ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat "c" dhe "ç" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:...ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; dhe c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë". Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja "c" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në të cilin parashikohet se: "Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë". Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja "gj" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në të cilin parashikohet se: "Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: ... gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit; Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 3, shkronja "gj" dhe 32, pika 2, germat "c", "e" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në të ciliat parashikohet se: "Janë shkelje të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: ...gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit; "Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: ...c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë; e) mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor; Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja "c" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në të cilin parashikohet se: "Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë". Nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët t'i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën "Shkarkim nga detyra". Redaksia Online (u.s/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: enkeleda doda kashuri rasim doda qani hasa ardian kalia petrit aliaj osman aliu maksim qirjazi ilir pashaj astrit shema kld gjyqtare shkarkim