TIRANË- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo, autorizon garën për licensën e tretë 3G.

Ministri Polloi autorizoi sot Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare për nisjen e garës për operatorët e telefonisë mobile, me nje cmim dysheme 12.5 milionë euro, ndërsa kushtet ligjore e teknike janë po ato të garës për dy licencat e para 3G.

Garat për dy licencat e para 3G u fituan nga kompanitë Vodafone (me ofertën 31.4 milionë Euro) dhe AMC (me ofertën 15.1 milionë Euro). Tenderi për licencën e tretë 3G, që do të çelet ditët e ardhshme, do të administrohet nga AKEP
(el.me/news24/BalkanWeb)