Ministri britanik i Drejtësisë, Kenet Klark, tha se trazirat që përfshinë Anglinë muajin e kaluar, ishin rezultat i një “sistemi të thyer penal”.


Ai tha se sistemi ka dështuar të rehabilitojë atë që e përshkroi si “klasë kriminele të vendit”.


Në artikullin e botuar nga “ The Guardian”, Klark tha se trazirat civile sollën nevojën urgjente për reforma penale, për të ndaluar trazirat e mëtejshme të një, siç e quajti ai, “nënklase të egër”.