Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti sot në një takim homologun e tij gjerman Heiko Maas. Në fjalën e mbajtur, Bushati deklaroi se rruga drejt negociatave është një proces i vështirë. Ministri Bushati shtoi se mbështetja e Gjermanisë ndaj vendit tonë nuk ka munguar kurrë.


Kemi diskutuar me ministrin Maas për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë. Diskutuam edhe për sfidat e sigurisë me të cilat përballemi në rajonin tonë.


Me rolin e aktorëve të ndryshëm në rajon, e vëmendjen për të pasur vëmendje të shtuar të Gjermanisë që njihet për peshën që ka në Bashkimin Europian, tha Bushati.


Ministri gjerman theksoi se Shqipëria ka bërë një hap gjigand për sa i përket reformës në drejtësi. Mirëpo, ai deklaroi se viti 2019 nuk do të çelë negociatat në mënyrë automatike, por vendi ynë duhet të vijojë me reformat e rëndësishme.


U mor në qershor një vendim për nisjen e mundshme të bisedimit. Mendoj që ka qenë një angazhim kurajoz dhe për këtë Shqipëria mund të jetë krenare. Qershori i vitit 2019, nuk është automatizëm, kriteret janë të ditura dhe të qarta.


Në përpjekje të reformave, duhet të binden skeptikët. Të forcohet shteti ligjor dhe të vijojë reforma në Drejtësi. Në vitet e fundit, Shqipëria ka dalë me Reformën në Drejtësi me një hap gjigant. Janë verifikuar gjykatës dhe prokurorë që vendosin kriteret përtej luftës për krimin e organizuar. Do vijojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto reforma, tha Maas.


19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)