Genc Pollo: “Ne numërojmë investime që ndryshojnë jetesën, opozita numëron kryeministrat në hije – deri sot kanë vajtur copë 3”
Kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Beratit, njëkohësisht Ministër i Inovacionit dhe TIK, z. Genc Pollo, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në bashkinë e Urës Vajgurore të rrethit të Beratit, i shoqëruar edhe nga deputeti tjetër i PD-së, z. Lefter Maliqi. Në këtë takim, veç të tjerash, deputeti Pollo ka shprehur edhe një herë synimin e Partisë Demokratike për mandatin e katërt të deputetit në këtë qark. Duke folur për investimet e kryera këto vite në këtë bashki Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Në verë inagurojmë Unazën e Shpiragut, me përfundimin e rrugës Bistrovicë. Ne numërojmë investime që ndryshojnë jetesën e njerëzve, opozita numëron kryeministrat në hije që sot kanë vajtur deri në copë 3”.
Investime kryesore në bashkinë Urë Vajgurore, Berat:
Ne arsim: 1. Ndertimi i shkolles 9-vjecare Vokopol, Urë Vajgurore me vlere afro 82 milione leke, 2. Rikonstruksioni i shkolles se mesme Urë Vajgurore, me vlere afro 51 milione leke, ne te cilen sot mesojne 620 nxënës; 3. Rikonstruksioni i shkolles 9-vjecare Urë Vajgurore me vlerë 20 milione lekë.
Në shëndetësi: 4. Ndërtimi i 2 ambulancave ne Ure Vajgurore me vlere gjithsej 30 milione leke, 5. Rikonstruksioni i poliklinikes Ure Vajgurore me vlere afro 18 milione leke.
Interneti: 6. Fale projektit PAP te Qeverise dhe Postes Shqiptare jane pajisur me qender interneti falas Bashkia e Ures Vajgurore, Shkolla Muhamer Janina, Shkolla S. Gjuka, si dhe Qendra Shëndetësore Ure Vajgurore.
Strehimi: 7. Ne lidhje me politikat e strehimit te qeverise shqiptare, si dhe projekti i banesave me kosto të ulët dhe në ndihme të familjeve në nevojë, Ministria e punëve Publike dhe Transportit ka planifikuar të përfitojnë vetëm për Qarkun Berat 238 familje, ndër të cilat për Bashkinë Ura Vajgurore kane perfituar tashme 5 familje.
Në infrastrukturë: 8. Dy rikonstruksione gjate viteve 2005-2012 te KUZ Ure Vajgurore, me një vlere gjithsej afro 48 milione leke dhe per te cilat kane perfituar 7.835 banore; 9. Rikonstruksioni i Hidrovorit te Konizbaltes nga i cili kane perfituar 836 banore; 10. Si dhe Investim i Bordit te Kullimit per riparimin e kolektorit kryesor te hidrovorit me vlere 2 milione lekë.