Nuk e kemi harruar mbeshtetjen e qytetareve evropiane
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndertesa e Keshillit te Evropes20 vjet bashkim gjerman. 60 vjet anetarsim gjerman ne Keshillin e Evropes - keto ishin per ministrin e Jashtem gjerman Guido Westerwelle dy arsye te mira qe pasditen e te henes 4.10. ta kaloje ne Keshillin e Evropes. Atje jane te perfaqesuara 47 vende anetare. Gjate fjalimit te shefit te diplomacise gjermane te pranishem ne salle ishin vetem gjysma e delegateve. Por sic duket kjo nuk e shqetesoi shume ate
Dua tju siguroj se ne ne Gjermani nuk e kemi harruar qe bashkimi gjerman nuk do te ishte i mundur pa mbeshtetjen e shume qytetareve dhe qytetareve ne Evrope dhe me gjere.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e Keshillit te EvropesRenia e murit te Berlinit shperberja e tere bllokut lindor ishte po ashtu ishte nje dhurate per Keshillin e Evropes i cili ne vitet e 90-ta pernjehere u rrit pasi qe atij iu bashkangjiten shume ish-republika sovjetike si Armenia Azerbajxhani shtetet baltike Gjeorgjia. Organizata evropiane me seli ne Strasburg u kthye shpejt ne nje forum te vendeve evropianolindore. Aty ato provojne te zgjidhin konliktet e tyre edhe pse jo gjithmone me sukses ai nuk ka arritur te shmange luftenmesRusise dhe Gjeorgjise dhe as te zbuse konfliktinmesArmenise dhe Azerbajxhanit.
Shkollimi eshte celesi i integrimit dheperspektives per romet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje nxenese rome ne nje shkolle rumunePrandaj ministri i Jashtem gjerman nuk deshi fare te trajtoje keto tema te nxehta por ne vend te tyre foli ne pergjithesi per rreziqet e rinacionalizimit kriminalitetit ne internet dhe diskriminimit te pakicave si sinti dhe rome
Ne duhet tiu japim nje ardhmeri romeve. Shume gjate femijet rome kane qendruar jashte sistemit shkollor. Po ashtu edhe per romet shkollimi eshte celesi i integrimit dhe per nje jete te pavarur. Vetem ne qofte se keta femije do te kene mundesi te shkojne ne shkolle atehere do te pranohen edhe ne shoqeri. Kete e kemi detyrim te gjithe.
Por me kete deklarate te tij Guido Westerwelle kaloi ne nje fushe te minuar politike pasi perkrah Frances Keshilli i Evropes ka kritikuar ashper edhe Gjermanine per planet e saj per debimin e romeve. Behet fjale per rreth 8.000 refugjate te luftes rome nga Kosova te cilet brenda kater viteve te ardhshme duhet te kthehen ne Kosove. Qeverite ne Berlin dhe Prishtine kane nenshkruar per kete nje marreveshje perkatese.
Kosoves i duhet te pranoje ate cka kerkojne vendet evropiane
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Thomas HammarbergPor ka nje problem me kete marreveshje thote Thomas Hammarberg komisioneri per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Evropes. Autoritetet kosovare nuk jane ne gjendje te pranojne keta refugjate. Por ato nuk kane zgjidhje tjeter. Ato varen plotesisht nga vendet e pasura evropiane sic eshte Gjermania...Prandaj iu duhet ti pranojne te gjitha. Per mua eshte turp qe vendet e pasura te Bashkimit Evropian shfrytezojne pushtetin e tyre per te hequr qafe romet.
Autore Martin Durm / Esat Ahmeti
Redaktoi Elert Ajazaj