Ministrat e Jashtëm janë mbledhur sot në një takim jozyrtar në Bukuresht të Rumanisë. I pranishëm është edhe  ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj. Ai është takuar me homologët e tij, të cilët duken mjaft të mëdhenj në moshë përballë Cakajt, që është vetëm 28 vjeç.


Përveç moshës, që duhet theksuar se diferenca mes Cakajt është e madhe, homologët e tij mbajnë mbi supe edhe një karrierë të gjatë në politikë apo diplomaci. Ministrit të Jashtëm shqiptar i duhet të ecë me vrap që të jetë në të njëjtin nivel me kryediplomatët e tjerë.


Që në momentet që Cakaj është takuar me mikpritësit e këtij takimi jozyrtar,  Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe nënkryetarin e KE-së, Teodor Melecanu,  që është njëkohësisht edhe ministri rumun i Punëve të Jashtme,  vihet re skepticizmi i figurës së tij nga ana e Mogherinit.


Më pas Melecanu i  tregon edhe rrugën se nga duhet të shkojë, për tiu bashkuar homologëve të tij. Kur diplomatët mblidhen për të bërë një foto, Cakaj shkon në fund të rreshtit, ku mezi dallohet prezenca e tij.







 


Gazeta Shqip