WASHINGTON-Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka gjetur Ministrin e Mbrojtjes i Shqipërisë, Gazmend Oketa në Pentagon. Sic bën të ditur VOA, Oketa u prit të enjten në Pentagon nga nënsekretari amerikan i mbrojtjes Gordon England, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve ushtarake mes dy vendeve tani që Shqippria përgatitet të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Gjatë bisedës së zotit Oketa me zotin England, shefi i Pentagonit, Robert Gates, u takua për pak minuta me ministrin shqiptar. Duke komentuar për Zërin e Amerikës, zoti Oketa tha se kishte marrë garanci se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën ushtarake do të vazhdojë. (d.b/Balkan)