Ministri i jashtem grek,Evangelos Venizelos ka paralajmeruar, se ne cilesine e kryediplomatit te vendit, qe mban presidencen e BE-se,do te zhvilloje nje vizite ne Tirane.Në një konferencë për shtyp të zhvilluar të premten në Athinë, Venizelos i është referuar marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se Athina, po zhvillon me vendin fqinj “një dialog të rregullt dhe shumëplanësh”.
-Tani që do të shkoj sërish në Tiranë, besoj se do të paraqesim disa rezultate, për te gjitha çështjet që na preokupojnë –eshte shprehur ministri grek.
Venizelos nuk ka folur specifikisht per problemet e pazgjidhura mes dy vendeve, por mendohet ,se toponimet dhe marreveshja per kufijte detare, mund te jene tema, per te cilat Venizelos, do te deklaroje qendrimin e tij, gjate vizites se planifikuar ne Tirane.