Per korrupsion

Largimi i Dritan Priftit nga Ministria e Ekonomise le pas nje histori te gjate akuzash ndaj ketij dikasteri. Opozita socialiste prej disa muajsh ka vene ne qender te sulmeve te veta politike sektorin e ekonomise qe perfshin edhe ate te energjetikes. Ne fakt ketu eshte perqendruar edhe sulmi opozitar i cili ka ndjekur kursin e koncesioneve te hidrocentraleve qe kane sjelle para opinionit shifra astronomike korrupsioni. Vete ministri Prifti u akuzua per deklarimin e nje pasurie prej 1.8 milione eurosh e cila e vuri ate ne qender te ciklonit akuzues. Me nje seri ceshtjesh te pambyllura rokada Prifti-Meta ndodh ne nje klime te veshtire per Ministrine e Ekonomise mbi te cilen PS ka ngritur pikepyetje shume te medha.