Ministria e Kulturës ka shpallur konkurs për Drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogi. Pas mbarimit të mandatit të drejtorit aktual Kiço Londo, Ministria bën me dije kushtet dhe afatet për kreun e ri të Teatrit Eksperimental.


Të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve të reja dhe eksperimentale në teatër, pjesë e së cilës të jenë: një strategji sa më gjithëpërfshirëse në gjuhën dhe mjetet shprehëse teatrale të koncepteve bashkëkohore në stile, gjini artistike dhe aplikimin e një gjeografie sa më të gjerë të diversitetit kulturor; një projekt bindës për gjithë përfshirjen e sa më shumë zërave të rinj në teatër, dhe formave të reja të performancës skenike. T


ë ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropian, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjet përkatëse deri në 5 dhjetor në Ministrinë e Kulturës.


Londo u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave në krye të këtij institucioni katër vjet më parë duke zëvendësuar ish drejtorin Kastriot Çipi .


7 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)