Nje grup pune i kryesuar nga drejtori i sherbimit pyjor Diber, eshte ngritur posacerisht, duke shqyrtuar te gjitha detajet e ngjarjes, nderkohe qe jane vendosur edhe penalitetet e para per kete rast flagrant.
“Per shtetasin Eduart Mema eshte vendosur gjoba nje milione e gjysme leke te reja per kundravajtje ne pyje”, shprehet pergjegjesi i sektorit te policise pyjore, Agron Gaxho. Pas nxjerrjes se konkluzioneve, i gjithe materiali do t’i percillet organeve te drejtesise per hetim te metejshem.
“Me nderhyrjet e fundit qe i jane bere ligjit per pyjet dhe me vendimin e Keshillit te Ministrave ne vitin 2009, rastet e nderhyrjeve ne parqet kombetare i cilesojme si kundravajtje dhe materialet do shkojne prane prokurorise se Dibres”, shton Gaxho.
Nje dite me pare, Top Channel ne serialin e reportazheve “Shqiperia tjeter”, pulikoi pamje nga masakra qe po i kryhet parkut kombetar te Lures, ne te cilen merrnin pjese edhe kryeplaku i fshatit Lure, shoferi i kryetarit te komunes dhe disa persona te tjere.