Vendimi i Ministrisë së Kulturës për zhvarrosjen e eshtrave të Ibrahim Kodrës rezulton se është marrë në shkelje të plotë me ligjin nr. 9220 për "Shërbimin publik të varrimit". Ky ligj i ndryshuar në vitin 2014 përcakton qartë në nenin 17 të tij se zhvarrimet nga nëntoka lejohen të kryehen pasi një periudhe 15 vjecare nga viti i varrimit. Por mesa duket ministria është bazuar mbi këtë ligj, por mbi atë të vitit 2004 duke neglizhuar ndryshimet e reja të tij. Ministria duke mos qënë e informuar me legjislacionin në fuqi, ka planifikuar zhvarrimin e piktorit të madh në 12 shkurt, vetëm dy ditë pasi Ibrahim Kodra bën 10 vjet që tretet në tokën e Ishmit. Ky skandal i bërë publik duke vënë para përgjegjësisë Ministrinë e Kulturës, do të detyrojë ministrinë se nëse nuk do ti qëndrojë vendimit të zhvarrosjes, do ti duhet të presë edhe 5 vite të tjera. Në të kundërt çdo hap do të ishte në shkelje të plotë me ligjin. Pra, në vitin 2021 ministria duhet të rinisë përsëri furgonin drejt Ishmit, me punonjësit të ngarkuar me detyrën e nxjerrjes së eshtrave të mjeshtrit të madh.