Përfundon përkthimi i pjesës dërrmuese të pyetësorit të KEçdo mbledhje qeverie tani e tutje do të hapet me raportimin e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu për ecurinë e plotësimit të dokumentit të Pyetësorit të Bashkimit Evropian. Një fakt të tillë e ka bërë me dije edhe kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke i dhënë fjalën ministres Bregu të paraqesë ecurinë aktuale të këtij procesi.“është përfunduar përkthimi i pjesës dërrmuese të Pyetësorit, e 22 kapitujve të parë, të cilët janë në fazën e rishikimit. Kjo në fakt përbën edhe draftin e parë të përgjigjeve që do të thotë se ato do të rilexohen dhe rishikohen nga Komiteti Ndërministror i Integrimit” - u shpreh ministrja e integrimit Bregu për këtë çështje.Më tej, ajo bëri me dijeni se janë identifikuar në bazë të ministrive 28 ekspertë të pavarur, nga vendet më të mira të Bashkimit Evropian dhe në fazën e dytë, do të angazhohen edhe ekspertë shqiptarë....