Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu përgjigj zërave skeptikë për ekzistencën e COVID-19, ndërsa tha se tek spitali Infektiv janë 6 persona të intubuar, e tre prej tyre janë mosha të reja 45,46 dhe 49-vjeç.


Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se COVID-19 nuk është lojë, ndërsa i bëri apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e thjeshta, siç i quajti ministrja, distancimin social, vendosjen e maskës dhe kujdesin për higjienën personale.


manastirliu2


Ajo theksoi më tej se sistemi i brishtë shëndetësorë në vend nuk do të mund ta përballonte një fluks të madh që mund të vijë nga relaksimi apo moszbatimi i protokolleve të sigurisë.


Ka ende mes nesh zëra që thonë se COVID nuk ekziston, po të shihni tek spitalin Infektiv, janë 6 persona të intubuar, tre prej tyre mosha të të reja, 45,46 49-vjeç. Kjo nuk është lojë, kush e konsideron të tillë, na rrezikon të gjithëve. Duhet marrë me seriozitet. Po u kujdesëm për shëndetin, do jemi kujdesur edhe për ekonominë.


Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë të brishtë shëndetësorë. Nuk kemi ne një sistem shëndetësorë që të mendojmë se do të përballojë një fluks shumë shumë të madh, është delikat për të përballuar atë që mund të vijë nga relaksimi nga moszbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masave të thjeshta.


Një apel për qytetarët: të zbatojnë masat e thjeshta, të zbatojmë protokollet, të vendosim maska, të respektojmë distancimin fizik, të kujdesemi për higjienën. Nuk do izolohemi, nuk do mbyllemi, por nëse duam të gëzojmë liritë tona, duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta, u shpreh ajo.