Ministrja italiane, të cilën një deputet e kishte krahasuar me orangutang, ka thënë se e pranon kërkimfaljen e tij. Cecile Kyenge, ministria e parë në Itali me ngjyrë, refuzoi të kërkojë dorëheqjen e zëvendëskryetarit të Senatit italian, Roberto Calderoli. Por i bëri thirrje që të ‘reflektojë thellë’ për skandalin racor që e shkaktoi. Ajo tha se politikanët flasin në emër të qytetarëve dhe fjalët e thëna nga ai kanë peshë, raporton koha.



“E pranoj kërkimfaljen. Nëse ka çështje që e shqetësojnë Kongon, ai duhet ta shqyrtojë këtë me zyrtarët e qeverisë”, tha ajo. Njëkohësisht Calderoli raportohet se i kishte telefonuar ministres Kyenge për të kërkuar falje për komentin e tij. Duke folur para një turme njerëzisht të shtunën, Calderoli kishte thënë se kur e sheh ministren Kyenge, automatikisht mendja i shkon tek orangutangu. Madje, vazhdoi duke thënë se ajo do të duhej të ishte ministre në shtetin e saj, ngase suksesi i saj i nxit emigrantët të vijnë në Itali./Indkeksonline.