02-09-2013 / Gazeta 55

Nepotizmi s’ka brirë. Milena thotë se s’është zgjedhur në punë as si kushërirë e Ramës, as si mbesë e Spiro Kolekës e as si bashkëfshatare e Koço Kokëdhimës. Mbetet pyetja ç’shërbim tjetër të veçantë ofron ministrja e inovacionit?

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, në një prononcim për mediat iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me afërsinë familjare që ka me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Harito shprehet se është fis me Ramën, nga ana e nënës së saj, por që nuk kanë shkuar mes tyre. Madje, sipas zonjës Harito, me Ramën nuk njihej fare deri në vitin 1992, kur janë takuar për herë të parë jashtë vendit. “Zotin Rama e kam fis të largët, të gjashtë ose të shtatë. Madje, në këtë nivel, besoj se askush nuk i njeh më kushërinjtë. Por, nga ana e fisit të nënës sime, dikush ka qenë i pasionuar pas gjenealogjisë dhe e ka ndjekur e krijuar pemën e familjes deri në vitin 1560”, deklaroi ajo. Mirëpo nuk është e rastësishme që Edi Rama dhe Milena Harito të jenë takuar jashtë vendit në vitit 1992? Nuk është e rastësishme që Milena Harito-Koleka ka punuar 6 muaj në Bashkinë e Tiranës, kur kryebashkiak ishte Edi Rama? Nuk është e rastësishme që Milena Harito-Koleka hyri su prurje e re e Ramës para një muaji dhe pas dy muajsh të jetë ministre?  Nëse ky nuk është nepotizëm cfarë mund të quhet tjetër një lidhje nepotike në nivele të larta të politikës së majtë. Sidoqoftë sh-vartësja e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, mbesa e Spiro Kolekës, Milena Harito-Koleka u bë ministre për Telekomunikacionit dhe Administratën. Mund të duket si një grua arriviste në pamje të parë, por nuk është kështu. Është më keq. Me profesion informaticiene ajo ka shkruar një libër, më saktë ka bërë  intervista politike kryesisht politikanëve të dalë në pension. Ajo ka marrë në pyetje përfaqësues të së majtës si Ramiz Alia, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Fatos Nano, Ylli Bufi, Bashkim Fino dhe Vilson Ahmeti, të cilët i janë “rrëfyer” për gjynahet e tyre,  por diku-diku flasin edhe për veten. Dhe këtë lloj rrëfimi nuk mund ta bëjnë më mirë se para një femra nga familja e Spiro Kolekës. Milena Harito me këtë libër fitoi zemrën e kushëririt të saj, Edi Rama, i cili u kujtua për të kur lexoi në librin e saj, Pesha e Pushtetit, se, “për sa kohë Shqipëria do të ketë për Kryeministër Sali Berishën, sigurisht që shanset për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian do të jenë të vogla”. Edhe sinjalet me zjarre në male nuk do ishin kaq të dukshme sa ky libër i saj.

...