Ballist Morina është një emër që nuk qëndron larg vëmendjes së mediave serbe. Gazeta “Blic” gjatë një interviste me ministren serbe të Drejtësisë, Nela Kuburuviç e ka pyetur atë lidhur me ekstradimin e Morinës nga Kroacia.


Ajo është përgjigjur duke thënë se nuk ka asnjë informacion mbi këtë çështje.


Kuburuviç është shprehur se nuk ka afat sipas të cilit ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas marrjes së vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata dhe pas përmbushjes së kushteve për dorëzim.


Ministrja e Drejtësisë beson se dorëzimi i Ballist Morinës tek autoritetet serbe do të ndodhë brenda një periudhe një vjeçare.


Ismail Morina prej qershorit të 2017-s qëndron në paraburgim në Dubrovnik, ku ai u arrestua në kuadër të zbatimit të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.


Ai akuzohet se në ndeshjen Serbisë-Shqipëri në tetorin e viti 2014, lëshoi dronin me hartën e trojeve shqiptare me Flamurin Kombëtar e me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)