/* */
Një Shqipëri e shëmtuar në një stadium thuajse të boshatisur “dhuroi”
një shfaqje të varfër në humbjen 0-1 me Azerbajxhani, të parën në pesë
ndeshje me azerët.
E drejtuar nga trajneri i Kombëtares U-17, boshnjaku Xhemal
Mustedanagiç, Kombëtarja e kapitenit Lorik Cana, edhe pse u mundua se do
të dhuronte spektakël ndaj ekipit mik, vendi i 117-të në renditjen e
FIFA-s, krijoi shumë pak për të rrezikuar seriozisht portën e Popoviçit.
Një ofensive e zbehtë, shpesh e paqartë dhe pa e organizuar, dha
sinjalin më te keq, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë pa fitore, qysh
kur fitoi 3-2 në testin me Malin e Zi në Shkodër, më 10 gusht.
Golin e vetëm të takimit e shënoi në minutën e 22-të mesfushori i
Karabakut, Alijev, shok skuadre me Admir Telin dhe Ansi Agollin.
Miqësorja e radhës e Kombëtares sonë është ajo kundër Maqedonisë, në Prilep, më 15 nëntor.
Ndaj maqedonasve kemi një bilanc negativ: në 7 ndeshje kemi fituar vetëm 1 herë kundër tyre.
SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 0-1
Shenues: /Alijev 22′
E premte, 11 nëntor 2011, ora 18:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, të Tiranës
Shqipëria: Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli, Cana, Roshi (Kapllani 88′),
Bakaj (Januzi 72′), Hyka, Salihi (Muzaka 78′), Bogdani (Vila 46′).
Trajner: Mustedanagiç
Azerbajxhan: Popoviç, Malikov (Allahverdiev 55′), Sadikov, Çertoganov
(Amirguliev 79′), Subasiç (Mamadov 74′), Alijev, Husejnov, Abishov,
Nadirov (Hajijev 64′), Budak, Levin. Trajner: B. Vogst
Gjyqtarë: Mazzoleni, Tonolini, Di Liberatore (Itali)
Kartona: Asnjë
Miqësoret me Azerbajxhanin
08.11. 2000, Maltë
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
27.03. 2002, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
17.08. 2005, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 2-1
19.11.2008, Baku
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
11.11 2011, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 0-1
Bilanci: 5 ndeshje, 3 fitore, 1 barazime, 1 humbje. Golaverazhi 5-3