Kuqezinjtë e De Biazit luajtën sot me San Marinon ekip ky që mban vendit e fundit në rënditje të FIFA-s, atë të 207-in.  Shqipëria ka fituar me rezultatin 3-0 me duke marë një rezultat përgjithësisht të mirë, pavarësisht nivelit të kundërsharit.


Golat për Përfaqësuesen tonë u shënuan nga Mërgim Mavraj në minutën e 28′ pas një krosimi nga e djathta. Goli i dytë ishte një super gol nga Armando Vajushi në minutën e 32′ i cili pasi shmang një mbrojtës gjuan nga jashtë zone duke realizuar një gol vërtet të bukur. Për të vulosur takimin mendoi Emiliano Vila i cili realizon në të 73-ën.


Kundërshtari ynë San Marino është ekipi më i dobët i planetit ku në 122 ndeshje ka shënuar 20 gola dhe pësuar 530. Ata nuk shënojnë asnjë fitore në historinë e tyre. Tani tekniku De Biazi ka një ide më të qartë lidhur me formën e futbollistëve të Kombëtares.



 


Goli i Vajushit:



Goli i Mavrajt: