I pati bashkëpunëtorë të ngushtë në jetë dhe të njëjtët i dhanë dhe lamtumirën e fundit këngëtarit Ergi Dini.
Shumë prej miqve i kanë humbur fjalët, duke mos e besuar ende ndarjen me Ergin, me të cilin kishin parashikuar shumë projekte për të ardhmen.
Erik Lloshi: Ishte një lajm shokues, thjesht kemi mbetur pa fjalë.Na mungoi shumë Ergi, zëri i tij. Zoti i dhëntë ngushëllim familjes së tij, njerëzit që e rrethojnë.
Kujtim Alija: Familja Dini ka qenë e abonuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, e kanë filluar motrat e Ergit përpara, pastaj ka ardhur dhe Ergi, por ka ardhur dhe i vogël bashkë me to.
Alban Ramosaj: Nuk është e drejtë, nuk di çfarë të them.Nuk kam fjalë (shpërthen në lot).
Këngëtari shkodran Egi Dini, një nga talentet e spikatura të këtij qyteti ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në Tiranë pas një aksidenti fatal me motor, ndërsa udhëtonte sëbashku me shokun e tij Kejdi Halili 21 vjeç, i cili gjithashtu ndërroi jetë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter