“Mira”, filmi artistik me metrazh të shkurtër me regji të Dhimitër Ismajlaj shfaqet premierë në kinema Millenium në Tiranë më 25 nëntor, ora 18.00. Lajmin e bënë të ditur dje producentët e filmit, “Dyrrachium Productions” (SHBA), dhe “Maku Production” (Shqipëri).
“Mira” është një film me temë sociale, mbi probleme të realitetit shqiptar sot. Interpretojnë aktorët Rozana Radi, Tinka Kurti, Neritan Licaj, Kliti Roshi, Esmeralda Metka etj. Ky është një nga projektet e filmit të shkurtër që u mbështet vitin e kaluar nga Qendra Kombëtare Kinematografike. Regjisori i “Mirës”, Dhimitër Ismajlaj, që jeton dhe punon në SHBA, ka debutuar në ekranin shqiptar me filmin “89 cent” i shpallur filmi më i mirë shqiptar në edicionin e vitit 2006 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë.