sharre-570x310Qeveria në mbledhjen e radhës miratoi futjen e 4 mijë tonëve mbetje të tjera, që do të vijnë kryesisht nga Maqedonia dhe Kosova.


Mbetjet që do të importohen për qëllime riciklimi, janë polietilen dhe bëjnë pjesë te kategoria e listës së gjelbër.


Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve, është 4000 tonë/vit.


Mbetjet do të importohen nga shtetet e Maqedonisë, Kosovës dhe vendet e BE-së.


Ky vendim i tretë i qeverisë vjen pas  dy vendimeve të qeverisë të gati dy javëve më parë, që miratonin futjen në vendin tonë të 2600 tonë mbetjeve nga kompanitë e përpunimit./A.XH