Senati amerikan ka miratuar marrëveshjen "start 2" për reduktimin e armëve bërthamore me 30%. Pas muajsh debate, traktati "Start" u mbështet nga 71 senatorë ndërsa 26 të tjerë votuan kundër nënshkrimit të tij me Rusinë. Pak orë pas miratimit në senat, Presidenti i Shteteve të bashkuara te Amerikës ka përshëndetur ketë vendim.
"Kjo është marrëveshja më e rëndësishme sa i përket fushës se armatimit, në thuajse dy dekada. Përmes këtij pakti do të reduktohet arsenali ynë bërthamor së bashku me Rusinë, dhe besojmë se kjo do të na bëjë më të sigurtë" - tha Barak Obama.
Që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi duhet edhe miratimi i këtij pakti edhe nga parlamenti rus. Marrëveshja "Start" u nënshkrua nga presidenti Obama dhe homologu Medvedev më 8 prill, dhe do të sjellë reduktimin me 30% të arsenalit atomik.


Shpërndaje