TIRANE-Komisoni i Politikës së Jashtme ka miratuar projektiligjin “Për ratifikimin e Traktatit për Tregëtinë e armëve”. Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në debate , pasi kryetarja e komisionit Arta Dade, ka akuzuar qeverinë paraardhese e ka futur vendin në listen e zezë të trafikimit të armëve, ndëkohë nënkryetari demokrat në këtë komision, Aldo Bumçi, u shpreh se nuk bëhet fjalë për trafikim por për tregti të ligjshme armësh. 

Sipas kryetares miratimi i projekt ligjit i shërben imazhit të vendit në mediat botërore. Ndërkohë, nënkryetari Bumiçi tha se ky ligj është përgatitur në qoftë se qeveria demokratike. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit për Tregëtinë e armëve” u miratua pa debate dhe në komisionin e ligjeve.

(a.n/BalkanWeb)