Eshte miratuar dje ne mbledhjen e qeverise shperblimi prej 5 mije lekesh qe pensionistet ne te gjithe vendin do te marrin per festat e vendimit. Pas vendimit, pensionistet do te marrin shperblimin sipas dates se pensionit. Kryeministri Berisha beri te ditur se, nga vendimi i qeverise per rialokimin e fondeve, 4 miliarde leke kalojne per pensionet, nga te cilat, 3 miliarde leke per dhenien e nje ndihme ekonomike per pensionistet me rastin e festes se Vitit te Ri. Duke risjelle ne vemendje se ky vit nisi me vendosjen e pensionit minimal, kryeministri konstatoi me kenaqesi se ai serish mbyllet me kete kategori. “Ne fillim te vitit ne rritem ne masen 60 per qind pensionin minimal te fshatit, nga 34 mije leke e rritem ne 50 mije dhe sot eshte 55 mije leke dhe pensionin e qytetit nga 84 mije leke ne 100 mije leke”, - pohoi Berisha. Sipas tij, merita per mbledhjen e ketij fondi per pensionistet eshte e punonjesve te institucioneve te vjeljes dhe administrimit te te ardhurave dhe Ministrine e Financave, pasi ky fond eshte mbledhur nga shkurtimi i shpenzimeve te qeverise dhe nuk ka prekur investimet ne vend.

20 Dhjetor 2007