Gasper MARKU- Mirel Josa riveshi serishmi tutat kuqeblu. Rikthehet kesisoj ne Shkoder aty ku duhet thene se ka lene nje emer te mire. Respekti ndaj tij nuk ka qene e veshtire te dallohej edhe gjate periudhes kur ai u pat larguar nga drejtimi i Vllaznise kur edhe pse vinte ne Loro Borici duke drejtuar skuadra te tjera tifozeria shkodrane anjehere nuk ia ka kursyer duatrokitjet. Pjese e respektit ndaj figures se Joses eshte edhe ajo revolte qe kjo tifozeri pati demostruar perpara presidences per ta rikthyer ate ne krye te pankines ne nje moment kur ai i detyruar nga disa rezultate jo pozitive kishte vendosur largimin e tij per ti leshuar rruge nje tjetri. U pat quajtur nje rast unikal ne futbollin shqiptar aso kohe qendrimi i tifozerise kuqeblu. E tashme situata e risjelle serishmi tiranasin ne Shkoder ne nje moment kur le nje pankine tjeter vetem pas javes se dyte te kampionatit dhe zevendeson nje tjeter e cila edhe pse me shume polemika i rezistoi tete javeve ne krye te Vllaznise. Dashuria e vjeter e shkodraneve rikthehet serishmi prane kuqebluve me besimin se do te vijoje te jete e tille edhe ne javet ne vazhdim te drejtimit te Joses ne krye te Vllaznise.



Ne nje fare mase me kete atmosfere dashurie eshte perfshire edhe vete presidenti kuqeblu Fushaj kur gjate konferences per shtyp dhene ne mesditen e se martes me rastin e prezantimit te trajnereit te ri Mirel Josa tha Vllaznia eshte nje ekip qe kerkon te jete gjithmone ne vendet e para dhe nje ekip qe ben nje loje te pelqyeshme dhe fituese prandaj mendoj se ne tete ndeshjet e zhvilluara nen drejtimin e malazezit Mojash Radonjic nuk u arrit objektivi. Kjo ishte edhe arsyeja qe u detyruam qe te marrim vendimin e largimit te trajnerit te meparshem dhe te emerojme ne kete post trajnerin Mirel Josa.



Duke e konsideruar si zgjidhjen e duhur dhe me te pershtashme per rastin konkrek Fushaj u shpreh se Josa e njeh pjesen dermuese te skuadres mentalitetin e Shkodres nderkohe qe eshte edhe me mentalitet fituesi.



Me pas ai kujtoi se ne periudhen e meparshme kur Josa emerohej ne krye te Vllaznise duke zevendesuar paraardhesin gjerman Ulrih Shulze skuadra shkodrane pati fituar pese ndeshje rresht. Uroj qe kjo te perseritet perseri dhe Vllaznia te mberrije aty ku duhet vijoi Fushaj. Gjate fjales se tij Fushaj pranoi se momenti qe Josa merre ekipin eshte i veshtire pasi merre nje ekip i cili eshte formuar nga nje trajner tjeter por nuk nguroi te shprehe optimizmin se me perkushtimin e Joses dhe te gjithe skuadres ne pergjithesi keto dy ndeshje qe Vllaznia i ka radhazi brenda te kalohen me fitore duke marre gjashte piket e mundshme. Fushaj beson se me rikthimin e Joses situata ne skuader do te ndryshoje patjeter pasi e tille ka qene edhe ne periudhen e meparshme nen drejtimin e ktij trajneri kur ai zevendesoi gjermanin Shulze per te vijuar me pas me kete ritem ne rritjen e skuadres dhe kapjen e objektivave per nje vend ne Eurpoe.



Eshte periudha e dyte qe mu dha shansi qe une te drejtoj kete skuader por do te doja qe te mos bejme paralelizma per periudhat e ardhjes time ketu u shpreh Josa ne fillim te fjales se tij perpara gazetareve shkodrane ne konferencen per shtyp. Ai nuk nguroi te falenderoje presidencen qe ia dha kete shans per tu rikthyer serishmi ne Shkoder por edhe dashamiresine e tifozerise shkodrane qe ka shfaqur ndaj tij sidomos gjate periudhes qe ka drejtuar skuadra te tjera kur edhe pse nje trajner kundershtar me Vllaznine ka marre duatrokitje te shpeshta ne Loro Borici. Dhe te gjitha keto e bejne ateqe te ndjehet mjaft mire dhe komod ne kete rikthim te dyte ne qytetin verior.



Keshtu e ka kjo pune dhe se une e respektoj punen e paraardhesit im ne skuader tha Josa duke komentuar nderrimin e pankinave. Ajo epoka u mbylle dhe fillon nje epoke tjeter shohim se cfar do te bejme ne kete epoke. Qellimi im kryesor eshte qe te mos prishet ai imazh qe une kam lene ne Shkoder gjate periudhes qe kam qene ketu duke ruajte respekt per te gjithe qofte te stafit te presidences si dhe te tifozerise shkodrane. Duhet te punohet me ndershmeri dhe devotshmeri per te ece me perpara. vijoi ai.



Duke iu breferuar skuadres me te cilen filloi menjehere punen qe ne mbasdreken e se martes duke zhvilluar edhe seancen e pare sterviore ne fushen e re te peruruar kohet e fundit me investim nga Federata Shqiptare e Futbollit Josa theksoi se Vllaznine e ka ndjekur edhe gjate kesaj periudhe ne kater apo pese here gjate ndeshjeve qe ka zhvilluar sepse ka qene pushim qe nga java e dyte e kampionatit. Eshte nje skuader e cila ka lojtare qe i kam pase edhe ne kohen e drejtimit tim kur kame qene tek Vllaznia. Ka lojtare te rinje te cilet jane shume shpresedhenes per te ardhmen. Une them qe skuadra duhet te merret me shume me personalitetin e vete dhe futbollistet individualiste duhet te rritin personalitetin futbollistik te tyre ne menyre qe te rritet edhe pernaliteti i tere skuadres ne pergjithesi qe ne te vazhdojme perpara per te marre rezultate pozitive. u shpreh Josa duke qene i bindur sepse cdo marrje rezultati do te jete nje plus si per futbollistet stafin presidentin dhe tere ekipin e Vllaznise ne teresi.



Neqoftese impenjimi i futbollisteve do te jete i plote dhe lojtaret do te marrin inciativen duke rritur personalitetin e tyre futbollistik per te cilin duhet te punojme edhe ne si staf qofte te rinje dhe te vjeter atehere une them qe pozitiviteti do te vije patjeter. perfundoi Josa.



Emerimi i teknikut te ri Mirel Josa nuk eshte shoqeruar me ndryshim te pjesetareve te stafit teknik qe do te thote se zevendestrajneri Elvis Plori dhe trajneri i portjereve Avenir Dani do te jene serishmi pjese e stafit te Vllaznise. I vetmi ndryshim qe u theksua nga presidenti Fushaj ka qene ai i Armando Cungut i cili krahas detyres se drejtorit teknik te Akademise se Futbollit Vllaznia tashme i eshte lene detyre qe ta kryeje kete detyre edhe per ekipin e pare te Vllaznise gje qe le te kuptohet se ish kolegu i periudhes qe ka drejtuar Josa do te jete serishmi nje bashkepunetor i afert i tij prane pankines kuqeblu.


Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 26 Tetor 2010