Dhjetë vite më parë askush nuk fliste për bregdetin e Tales në Lezhë. Zona frekuentohej vetëm në një pjesë të vogël nga vendasit edhe pse një plazh me një hapësira të mëdha publike dhe me një natyrë të mrekullueshme. Por, sot gjithçka ka ndryshuar


 Bregdeti i Tales është plazhi me i afërt me Kosovën.  Ai ndodhet midis Lezhës dhe Kurbinit. Një tabelë ne supestrade u thotë “Mirësevini!” pushuesve që ndoshta drejtohen për në Shëngjin a Velipojë, e që ende nuk e dinë se cfarë humbin në Tale.


 Para viteve 90 plazhi i Tales ishte nje zone ushtarake ku nuk lejohej te hynon qytetarët e zakonshëm.


 Aktualisht, asgjë nuk ka të krahasuar si me dhjetë vjet më aprë ashtu edhe me kohën para viteve 90. Situata sot ka ndryshuar ndjeshem. Numri i pushuesve rritet ndjeshem cdo vit pasi Talja është nje plazh familjar qe ka vend për të gjithë.


 Por çfarë e bën të veçantë këtë zonë që thuajse dyfishon pushuesit vit pas viti. Natyra i ka dhënë bukurinë, por ajo që vihet re në Tale, është se pushuesit ndjehen në privatësi të plotë, ndërsa shijojnë qetësinë, rërën dhe detin.


 Hoteleria mbetet një problem, pasi nuk përmbush dot kërkesën e lartë për akomodim. Të pushosh në Tale tashmë duhet të prenotosh, pasi nuk mund t’ia lësh më rastësisë. Nëse nisesh për pushime duke menduar se do të gjesh vend, mund të kesh surpriza.


 Bizneset kane nisur te përshtaten me fluksin e pushuesve, duke përmbushur pjesën e tyre që Talja të krijojë fiziononinë e një plazhi që ia vlen të vizitohet. Baret, restorantet dhe shtëpitë akomoduese e kanë ndryshuar këtë zonë.


 Kuzhina në Tale ka pjatat e saj të veçanta. Prodhimet e detit janë të gjitha të freskëta që sillen nga peshkataret e zonës. Pavarësisht cilësisë, çmimet janë shumë të arsyeshme.


 Talja duhet vizituar qoftë edhe për të shuar kuriozitetin nga një plazh që dikur ishte i ndaluar. Edhe pse është një zone bregdetare, vetem 100 larg bregut ka burime ujore me ujë të pishëm.


 Administratori i Njësisë Administrative të Shënkollit ku bën pjesë dhe Talja Albert Rrusti i jep një përkufizim shumë modest Tales, edhe pse në fakt kjo zonë turistike ka nisur të frekuentohet masivisht nga pushuesit e kryeqytetit apo edhe ata te ardhur enkas nga Kosova.


 Mirësevini në Tale, ne bregdetin që të josh sa me shumë që ta njohesh.


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter