Miriam Cani përgatit publikun për duetin e radhës me Alban Skënderajn









Këngët e tyre kanë qenë gjithmonë sukses. Dy nga këngëtarët më të mirë, kur bashkojnë forcat në një duet, janë një formulë e sigurt suksesi dhe duket se një bashkëpunim është rrugës.




Miriam Cani ka postuar sot një foto me Alban Skënderajn dhe ka pyetur fansat nëse janë gati për këngën e radhës. “A jeni gati për duetin e radhës?”, shkruan Miriami.


Kohët e fundit, këngëtarja e ka ngacmuar vazhdimisht kuriozitetin e ndjekësve duke paralajmëruar projekte të ndryshme. Miriam mund të jetë thjesht duke matur pulsin e fansave, por ajo duhet të jetë sigurt që zemra e të gjithëve rreh fort për një këngë të re të tyre.


Ka kaluar kohë që nga hera e fundit që i kemi dëgjuar bashkë. Kjo pyetje e Miriamit sot po na e bën të duket dhe më e gjatë kjo kohë e më e ndjeshme dëshira për ta parë e dëgjuar çiftin në një këngë bashkë.