Për më shumë se dy vite Miram Caniu jeton në Shqipëri, ku ka filluar bashkëjetesën em Alban skenderaj, duke e ndarë jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Pas disa muajsh në spektaklin e “The Voice”, Miriam Cani i rikthehet punës për realizimin e klipit të saj më të ri.
"Së shpejti do të dalë klipi i këngës sime të re në Shqipëri. Në Gjermani vazhdoj me projektet e mia, siç janë musical-i “Hair”, po ashtu edhe disa shfaqje të cilat unë do t’i prezantoj në qytete të ndryshme gjermane. Po ashtu do kompozohen disa këngë të reja në anglisht për tregun gjerman"., ka zbuluar ajo për mediat shqiptare, duke shtuar:
"Shumë projekte dhe mbi të gjitha shumë punë. Kjo është me e rëndësishmja, të jesh aktive. Vetëm të rrit artistikisht dhe të shërben për çdo gjë në jetë. Në momentin që punon shumë, e vlerëson punën e kur vlerëson punën, vlerëson veten. Kur vlerëson veten dhe je në paqe me veten tënde, respekton edhe të tjerët rreth teje." /Indeksonline/