Mirush Kabashi  është mjeshtri i madh i filmit dhe teatrit me shumë interpretime brilante që kanë marr duartrokitje publiku dhe kanë ndezur emocione.



Aktor i orëve të para të filmit shqiptar dhe artist i kalibrit të madh , edhe pse në pension ai vazhdojnë jetë aktiv në publik, por sa i takon jetës private gjithmonë ka ditur të ruajë një profil të ulët publik.


Por së fundmi familja është gëzuar me një lajm të bukur pasi vajza e tij e madhe, pas dasmës madhështore që zhvilloi në Toronto në Kanada, tashmë është bërë nënë e një vajze shumë të bukur. Më poshtë mund të ndiqni disa nga fotot më të bukura të familjes së mirënjohur Kabashi. Ai dhe bashkëshortja janë prindër të dy vajzave.