Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë, Kotzias e Bushati u takuan në Korçë për një samit disa ditor për të biseduar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.




Por përveç diskutimeve intensive mes palëve, të dy zyrtarët e lartë kanë përfituar dhe për të njohur disi më shumë qytetin e Korçës dhe disa nga aspektet e tij më të veçanta.


Të dy ministrat të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo kanë drekuar në një nga restorantet e këtij qyteti duke provuar dhe ushqimet tradicionale të tij.


Në një foto të publikuar nga historiani Arben Llalla duken të dy ministrat duke konsumuar darkën, por edhe shijuar muzikën tipike korçare.