Japonia synon të zbarkojë në Hënë me një mision të ri eksplorimi hapësinor, i cili përmban një rover hënor, një automjet i drejtuar nga njeriu i ndërtuar nga kompania automobilistike, Toyota.


Agjencia për zbulimin e hapësirës ajrore të Japonisë (Jaxa) do të bashkojë forcat me gjigantin e makinave, por për të marrë më shumë hollësi do të duhet të presim edhe disa ditë. Japonia ndërkohë ndjek hapat e Izraelit, i cili në shkurt lëshoi reverin e parë privat në satelitin tonë, ulja e të cilit është planifikuar për në 11 prill.


Nëse projekti konfirmohet, Toyota do të hyjë në fushën e eksplorimit të hapësirës, pas robotit mini-astronaut të ndërtuar nga kompania dhe dërguar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në 2013. Sipas agjencive japoneze të lajmeve, roli i prodhuesit të makinave do të jetë zhvillimi i një strategjie lëvizshmërie për sipërfaqen hënore.


“Ne duam të bashkëpunojmë me Toyota në një mision për të eksploruar Hënën”, tha Agjencia Japoneze e Hapësirës. Projekti hyn në perspektivën e interesit global në satelitin e Tokës, ndonjëherë i mbiquajtur Kontinenti i tetë dhe arrin 50 vjet pas zbarkimit të parë në hënë të Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin.


Në vitin 2017, Japonia njoftoi synimin e saj për të dërguar një astronaut rreth vitit 2030, por përpara se një qenie njerëzore të mund tia arrijë, NASA planifikon të lançojë një makinë pa pilot deri në vitin 2024.


Për momentin, vetëm Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina ka arritur të udhëtojnë me një automjet 384 mijë kilometrat që na ndajnë nga Hëna, por së shpejti Izraeli mund të bashkohet me grupin.


Gazeta Shqip