Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka deklaruar se Luis Suarez do të jetë objektivi i tij në afatin kalimtar veror. Mancini e ka lavdëruar Luis Suarezin duke e vlerësuar si një nga më të mirët në Premierligë.
"Për mua, Suarez është një superlojtarë. Ai është një djalosh shumë i fortë, një punëtor i madh, për mua një nga më të mirët në Premierligë. Secili do të dëshironte ta kishte atë në skuadër" deklaroi Mancini.
Mancini dhe Manchester City thuhet se kanë gati një ofertë prej 40 milion funtash për Suarez./Indeksonline/