NUSA DUA (Indonezi)- Miss Filipinet, Megan Young fitoi sot titullin, "Miss World", gjatë një ceremonie, që u zhvillua në ishullin indonezian të Balit, bënë të ditur burime mediatike vendase. 

Miss Filipinet 23 vjeçe, vendi i së cilës u rendit i dyti vitin e kaluar, arriti të fitonte ndaj pesë finalisteve të tjera duke përfshirë francezen, Marine Lorphelin, shoqëruesja e parë. 

Vendin e tretë e mori Miss Gana, Carranzar Naa Okailey Shooter. 

Miss Filipinet, Megan Young, lindi në SHBA, por u largua kur ishte 10 vjeçe. Ajo është shfaqur disa herë në ekran dhe ëndrra e saj është që të bëhet regjisore. 
(e.m/BalkanWeb)