Trupi i pajete i nje femije eshte gjetur dje ne Leshan te Suharekes. Sherbimi Policor i Kosoves, tha se rreth ores 12:15 salla operative mori nje telefonate, e cila sinjalizonte ngjarjen e rende. “Nje pjesetar i SHPK-se, punonjes prane Stacionit Policor Suhareke informoi se ne fshatin Leshan, komuna Suhareke, eshte gjetur nje trup i pajete dhe qe sipas ndertimit trupor dyshohet se perket nje femije”, deklaroi policia. Ajo detajoi se trupi eshte gjetur te “Lumi i Leshanit” (ne shtratin e lumit), i cili buron ne fshatin Vranic dhe kalon neper fshatrat Sopi dhe Leshan. Ekipet e Mjekesise Ligjore nga Prishtina shkuan ne vendngjarje ndersa Prokurori Publik i Qarkut me ekipet e Njesitit te Hetimeve Rajonale kryen hetimet e para. Ekspertet thane se trupi ishte ne fazen e dekompozimit dhe eshte veshtire te identifikohet. Nderkohe po verifikohen denoncime te mundshme per femije te zhdukur ne krahine, me qellim identifikimin e te ndjerit.