Projekti ‘’Vitrina në kampus’’ fokusohet të Fakulteti i Mjekësisë, duke sjellë intervistën e një prej studentëve të Mjekësisë, Florenc Spaho. ‘’vendosa të studioj Mjekësi pasi më ka tërhequr gjithnjë ideja e të qenurit në ndihmë të njerëzve, pra ana humane’’, shprehet studenti Spaho.


‘’Për universitetin “Vitrina” me kishin dhwnw shumw vlerwsime pozitive, sidomos për pedagogët dhe realisht ashtu ka rezultuar’’, shprehet Florenci. Në këtë intervistë për 77 news Florenci na tregon për praktikën mësimore në Turqi, ‘’një eksperiencë shumë e vlefshme, patëm mundësi të kryenim praktikën në spitalet më të mira, madje unë edhe kam asistuar në një operacion, sigurisht si asistent’’, shprehet Florenci. I pyetur se sa i ka vlejtur kjo përvojë, Florenci thotë që ka mësuar shumë, është ndjerë komod, i mikpritur nga kolegët turq. Por përveç praktikës në Turqi, Florenci na tregon edhe për praktikën në Spitalin ushtarak në Tiranë, ‘’ edhe te spitali ushtarak kemi kryer praktikë, dua të them në këtë rast që pedagogët na kanë ndjekur në kwtë proces, pra jo vetëm që kanë qenë prezent por edhe na kanë mbështetur’’, shprehet Florenci.


Vijojmë të qëndrojmë në degën e mjekësisë, këtë herë për të intervistuar pedagogun Bledi Masati. ‘’viti akademik qw kemi mbyllur ka qenë i ngjeshur me punë, qoftë nga aspekti i mësimdhënies, por një vend të madh dhe të rëndësishëm ka zënë praktika’’, shprehet zoti Masati. Në këtë intervistë pedagogu Masati theksoi se baza e gjithçkaje është teoria, ku studenti duhet të jetë shumë i përkushtuar, e më tej një teori e plotë vihet në zbatim nëpërmjet praktikës, e cila është një pikë e fortë e universitetit “Vitrina”. ‘’Teoria është baza, më pas studentët tanë kanë kryer disa praktika, në spitalet universitare në Titanë, por edhe në Turqi’’, shprehet zoti Masati. Pedagogu i Mjekësisë thotë që ka vënë re përkushtim të madh si nga pedagogët, por edhe nga studentët në kryerjen sa më të mirë të mësimit dhe praktikës. Këto intervista mund t’i ndiqni në tv online www.77news.al dhe në faqen zyrtare në facebook 77 news.


 

 

Daniela  Sula