Në Itali, në pesë vitet e ardhshme, do të mungojnë 11,800 mjekë. Paralajmërimi është bërë nga Federata e Organizatave Shëndetësore Publike, duke shpjeguar se sot vendi ka më shumë mjekë se vendet e tjera në BE, me sisteme të ngjashme shëndetësore, por mes 2017 dhe 2022, mes daljes në pension dhe numrit të kuotave të lira për specialistë, do të mungojnë 11,803 mjekë.


Për të përcaktuar mungesën e fortë që parashikohet, do të ndikojë edhe fakti që 35% e mjekëve do të largohen nga puna para kufijve të moshës për daljen në pension të parakohshëm ose për kalimin në sistemin shëndetësor privat. Dhe ekziston edhe problemi që, një në katër specialistë, nuk zgjedh të punojë për shërbimin publik.


Sondazhi zbulon se një në tre mjekë në Itali largohet për arsye të ndryshme nga kufiri i moshës. Pritjet e parashikuara të mjekëve nga shërbimi publik, shpjegon presidenti i Organizatës Shëndetësore Publike Francesco Ripa di Meana, “kanë arsye të ndryshme, të tilla si frika e inovacionit organizativ dhe teknologjik dhe i shohin me skepticizëm ndryshimet e rregullave të daljes në pension, ose frikësohen nga përgjysmimi i nevojave të posteve primare, që ka demotivuar shumë doktorë për të ndjekur një karrierë që tani nuk është më e hapur”.


Mangësi të mëdha në sistemin shëndetësor publik italian janë regjistruar për higjienistët, patologët,   kirurgët, psikiatrit, nefrologët dhe rehabilituesit.


12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)