Naxhi Bakalli dhe Bashkim Hameti dy artistë të vecantë shqiptarë. Veprat në muzeun e Krujës, për të dy do të caktonin fatin e këtyre artistëve drejt suksesit artistik... 

Muzeu i Krujës do të ishte në atë kohë pra në vitin 1982 kur u inagurua, vepra arkitekturore më befasuese e kohës. Ai nuk ishte imponent vetëm në paraqitjen e tij strukturore por edhe nga ana stilistike që të kujtonte kullat mesjetare shqiptare. Në këtë ndërtesë të gurte në sallat e saj do të realizoheshin shumë vepra në pikturë skulpturë, vitrazhe etj.

Pra ky muze nuk është tashme vetëm një muze me relike historike por edhe një muze i madh arti. Une do të veçojë pikërisht dy vepra madhështore si nga përmasat njera dhe vlerat artistike e të dyjave, këto janë beteja e Skëndërbeut, dhe “Kuvendi i prijësave shqiptar”. E para e realizuar nga piktori Naxhi Bakalli dhe e dyta nga Bashkim Ahmeti. Si çdo shqiptar në atë kohe unë do ta vizitoja muzeun që sapo ishte inaguruar. Ngela i befasuar me këto vepra. Duhet thënë se për ne artistët, këto do të ishin si një shkollë, ishin pikturat e para të mëdhaja të pikturuara në mure e muze.

Në atë kohë pas inagurimit të këtij muzeu do të vazhdonte më vonë moda e muzeve të mëdhenj të tipit Lindor Socialist me shumë vepra të reja arti që ilustronin ngjarje nga jeta e popullit shqiptar. Le të kthehemi tek veprat. Vepra e pare e Naxhi Bakallit ndodhet në sallën kryesore e madhe plot personazhe dhe mbresëlënëse. Naxhi Bakallin e njihja si artist e piktor nëpërmjet veprave të tij në pikturën e kavaletit. Ai ishte një piktor i veçantë me një pikturë tepër ekspresive me linja të thyera dhe tepër perfekt në organizimin e kompozimeve.

Figurat e tij popullore me veshjet e tyre ku të binte në sy trapexho e palave, levizjet impulsive e bënin pikturën e tij dinamike në formë. Sipas mendimit tim ai nuk kërkonte të ekzaltonte ngjyrën por harmonin kompozicional të figurave, ne unitetin e tyre brënda kompozimit. Në këtë këndvështrim mund të them se veprat e tij ishin kompozime vërtet perfekte. Të gjithë këta elementë e cilësi të artit të tij si njohës i zot, i figurës ai do ti shfrytëzonte me realizmin e një kompozimi madhështor (mendoj nje nga më të mëdhenjtë në historinë e artit shqiptar) pra në muralen kushtuar Skëndërbeut. Kjo vepër nuk është madhështore vetëm nga përmasat por edhe nga realizimi artistik i vlerave që ajo mbart. Kompozimi i mbushur me figura luftëtarësh është në harmoni të plotë. Skëndërbeu në qëndër, pranë ka ushtarët e tij dhe në krahun tjetër, Turqit.

Është një betejë ku figurat janë pikturuar në momentin e luftimit. Kuajt të cilët duken sikur fluturojnë, si luetojnë me njolla e linjat e errëta, sipërfaqet të gjëra në pikturë. Luftëtarët janë në levizje kryejnë aktin e tyre. Ata janë të pa mëshirshëm me shpatat e ngritura lart. Lëvizjet e tyre herë herë të kujtojnë veprat e Dela kruas e Zherikos. Bakalli nuk kursen në këtë vepër asgje nga përvoja e tij si njohës i thellë i lëvizjes së figurës. Ëdhe pse një vepër e realizuar në periudhën socialiste vet tema do ta largonte autorin nga rregullat e idologjizmat e kohës. Ai do të pikturonte me dinamizëm në një kompozim zigzaku, ku figurat do të fillonin nga poshtë dhe do të bashkoheshin në qëndër te figura e Skëndërbeut për tu hapur përsëri lart në perspektiv dhe duke ja lënë vendin kalasë në horizont.

Vepra nuk është vetëm një kompozim i madh formal harmonik por edhe me vlera piktorike. Kombinimi bukur i ngjyrave të kostumeve të luftëtareve me të bardha në gri me okra e kafet, me ombra e teradisiena ku spikat në qëndër kali i bardhe me Skëndërbeun me veshjen e tij karakteristike, e bëjnë veprën tepër harmonike, edhe pse figurat levizin në hapësirë secila për vete në tërësi ato jan një e tërë. Në kompleksin e vet kjo vepër murale e artit shqiptar është një nga pikturat që nderon artin ton e cila është e denjë të ishte në çdo muze arti të kohës.

Ne jemi me fat, e kemi atje dhe bashkë me të artistin me firmën e tij. Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet ajo vepër do të ngelet për ne si “Gjykimi Universal “i Mikelanxhelos në kapelen Sistina. Të gjithë artistët e kësaj fryme ku do në historinë e artit ton kthyen sytë nga Mikelanxhelo, nga dinamizmi i tij, por Naxhi Bakalli është origjinal, ai në veprën e tij është shqiptar duke ruajtur identitetin e artit ton kombëtar dhe të tijin si një artist i madh kombetar.

Jo më kot paragrafët e mësipërme përmenda Mikelanxhelon. Kush ka vizituar Vatikanin do të shkonte duke mbajtur frymën për të parë kapelen sistina por në koridoret e saj për të arritur atje do te ndalesh në dhomat e Rafaelit, të cilat tashme janë kryevepra të artit botëror. E pra për të parë muralin e Bakallit ndesh në koridor veprën tjetër të bukur kushtuar Skëndërbeut të realizuar nga një tjetër piktor i shquar, i veçantë bashkohor, Bashkim Hameti. Vepra e tij me një kompozim harmonik, që thyhet nga ritmi i figurave brenda tablose disa në këmbë e disa ulur me figurën e Skëndërbeut në qëndër shtrihet horizontalisht plot ngjyrë e delikatesë.

Në se tek Bakalli dinamizmi kërkohet në lëvizjen e figurave, Ahmeti e krijon atë nëpërmjet kontrateve të ngjyrës. Ai duke kontrastuar grafikisht tonet e bën pikturën, kompozimin e tij dinamik. Skëndërbeu figura kryesore është në qendër, në këmbë me një veshje venedikase, në profil është monumental, është prijësi. Majtas e djathtas figurës së tij qëndrojnë ulur e në këmbë prijësat shqiptarë. Ndryshe nga Skëndërbeu me përkrenaren e tij, Ahmeti e pikturon duke nxjerr në pah cilësitë e tij si stratek e diplomat që kërkon të bashkojë prijësat duke përdorur strategji mirëkuptimi.

Portretet e bukura herë në dritë e herë në hije të tipit rilindas mesjetar edhe pse një pikturë e fundshekullit të XX të kujton mesjetën rilindjen. Veshja e tyre pikturuar plot mjeshtëri harmonizon bukur koloritin e të gjith pikturës. Ngjyrat jan me drit ku spikasin të kuqërat portokallit okrat në kontrast me të bardhat e me të verdhën napoletane. Tabloja është parë përballë, majtas në kundradritë dhe në të djathtë figurat në këmbë me drit që i lidh në mes ngjyra e kuqe portokalli e Skëndërbeut, vepra të kujton Rafaelin në “Shkollën e Athinës”në dhomat e Vatikanit.

Bashkim Hameti edhe pse i ri në atë kohë duket në veprën e tij një piktor i plot formuar dinjitoz, duke realizuar një vepër të bukur që nderon artin ton pamor. Miti i kryeveprave apo veprave të bukura është i cuditshëm. Ato, për në artistët janë frymëzim por në të njëjtën koh edhe një mundësi të mendojmë që këto vepra jan realizuar nga njerezit, nga artist. Sot Bashkim Ahmeti është një piktor bashkohor me një stil modern gati informal, piktura e tij është plot ngjyrë pastoze e me dritë. Duhet thënë që të dy këta artistë sot jan artistë jo vetëm shqiptar por ata ekspozojnë me sukses në vendet jashtë Shqipërisë.

Si të thuash që veprat e muzeut të Krujës për të dy do të caktonin rrugën ose fatin e këtyre artistëve drejt suksesit artistik. Sot këto vepra vizitohen e shikohen nga qindra vizitorë e turistë dhe jam i bindur që kushdo nga ata do të jepte konsensin mbi çka un kam shkruar. 

























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)