Ministri i jashtëm bullgar Nikolay Mlladenov ka deklaruar se kompromisi për zgjidhjen e situatës arrihet vetëm nga palët shiptare dhe jo me ndërhyrje nga jashtë. Deklarata e ministrit bullgar Mladenov u bë pas takimit me kreun e opozitës Edi Rama në selinë rozë.

"Jam i bindur se një kompromis mes dy forcave politike mund të arrihet këtu dhe jo jashtë vendit theksoi Mladenov.

Ministri bullgar Mladenov gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të arrihet një kompromis mes palëve për zgjidhjen e situatës politike.

"Që të shprehem në lidhje me situatën politike në vend është e rëndësishme për mua të njihem me qëndrimet e të gjitha palëve" theksoi Mladenov duke shtuar se shpreson që si opozita dhe maxhoranca të arrijnë një kompromis i cili mbështetet në parimin e transparencës dhe ligjshmërisë.