Ekonomia
Zhvillimet e pergjithshme ne ekonomi por edhe mungesa e likuiditetit ne treg ka sjelle se fundmi ne qender te vemendjes ndryshimin e modelit te zhvillimit ekonomik te vendit. Nje gje e tille do te rriste investimet e huaja dhe kreditimin e ekonomise sipas Guvernatorit te BSH-se Ardian Fullani duke shmangur keshtu edhe varesine qe ka vendi ndaj dergesave te emigranteve. Varesia e kursit te kembimit te lekut verehet ne periudha te ndryshme te vitit kryesisht ne vere dhe festat e fundvitit gjate te cilave monedha vendase fiton terren ndaj euros.
Kursi i kembimit te lekut me monedhat e tjera ka nje ndikim te drejtperdrejte ne ecurine e cmimeve te mallrave ne vend kjo edhe per faktin se Shqiperia ka nje bilanc teper negativ per sa i perket tregtise me jashte. Mjafton nje levizje sado e vogel ne kete raport qe te pasqyrohet ne cmimet e ushqimeve karburantit dhe gazit te cilat kryesisht importohen. Madje sipas te dhenave te INSTAT ne lidhje me tregtine e jashtme per muajin dhjetor 2010 Shqiperia ka nje thellim te metejshem te deficitit tregtar i cili ka pesuar nje rritje prej 27.5 per qind. Pergjate muajit dhjetor 2010 vendi ka eksportuar rreth 13.7 miliarde leke mallra ndersa ka importuar 48.8 miliarde leke me nje deficit negativ prej 35.1 miliarde lekesh.
SHNIM
Euro po rritet ne menyre te vazhdueshme ne raport me monedhen vendase duke kaluar edhe mbi 140 leke
Rritja e euros po sjell rritje te cmimeve dhe shtrenjtim te kesteve te kredive per ata qe kredite i kane ne kete monedhe dhe te ardhurat i kane ne leke
Thellimi i deficitit tregtar te vendit e ben me te prekshem shtrenjtimin e euros per xhepat e konsumatoreve
Qeveria parashikon rritje te kursit te kembimit mesatar te euros me lekun pergjate vitit 2011