Ish-modelja e “Playboy”, Slobodanka Tosiç, është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për shkak se u shpall fajtore për bashkëpunim në një tentativë vrasje ndaj një bosi të mafias.




Ish-Mis Bosnja kishtë bashkëpunuar me të dashurin e saj, Darko Elez, për t’i ngritur pritë ish-it të saj, një bosi mafie i njohur si Djordje Zdrale, për ta eliminuar fizikisht, por përpjekja ka dështuar.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};




Zdrale menjëherë e ka denoncuar bukuroshen 29-vjeçare, ndërsa policia arriti të arrestonte pas një operacioni të gjerë të quajtur




“Kukulla”, ku përpos saj, në pranga përfunduan edhe 30 të tjerë.

Tosiç, që ka lindur në Bosnje, ka pasur një karrierë të suksesshme në fushën e modës, por lidhja e saj me disa nga “kokat” e mafias në Ballkan bëri që të të marrë famë për tjetër gjë.




Bukuroshja ka qenë në kopertinën e “Playboy” Serbia, ka marrë pjesë në një “reality show” po në këtë vend si dhe ishte kurorëzuar si Mis Bosnja vite më parë.




Në korrikun e shkuar ishte ekstraduar në Bosnjë Hercegovinë nga Kroacia, pasi emri i saj ishte përfshirë në pesë vrasje dhe një seri grabitjesh për një vlerë prej 5 milionë eurosh. 


SSSA
ASS