Është një modele e mrekullueshme, por edhe për të nuk mungojnë kritikat nga përdoruesit e Twitter-it.
Bukuroshja e ‘Sports Illustrated’ kishte postuar të martën një foto dhe komentet që kishte marrë ishin të tilla: “Paske shtuar në peshë?” dhe “I paske marrë ca kile!”
E nervozuar nga tallje të tilla në internet, Chrissy nuk u përmbajt dot.
28-vjeçarja iu përgjigj të gjithë kritikëve kështu: “Sinqerisht, shkoni mbushuni! Si është e mundur t’i thoni dikujt që është shëndoshur? Nuk e di pse ndaj gjithçka me ju.”