Modelja rusë Anna Shapiro ka akuzuar presidentin Vladimir Putin se ka tentuar ta vrasë, duke e helmuar.


30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King, u sëmurën pasi darkuan në një restorant në Salisbury të dielën. Anna shprehet se burri i saj u rrëzua në tualet dhe ajo e gjeti duke nxjerrë shkumë nga goja.


Autoritetet mendojnë se çifti mund të ketë qenë objektiv i një sulmi me bar miu.


Modelja thekson se babai i saj ka qenë një zyrtar i lartë ushtarak i Putin dhe ajo së fundmi ka marrë një sërë kërcënimesh.


Incidenti në Salisbury është i dyti i tillë brenda pak muajsh. Shapiro mendon se Putin është pas këtij sulmi, ashtu siç u akuzua edhe për sulmin ndaj Skripalëve, në muajin mars.

































19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)