Lola Luma, modelja shqiptare që prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në SHBA, na ka gëzuar të gjithëve së fundmi me një lajm shumë të mirë. Bukuroshja nga Shkodra është zgjedhur nga revista “Maxim” si femra më seksi e New York-ut, duke u bërë kështu pjesë e një konkursi për vajzën më joshëse të Amerikës. Emocionet që e kanë shoqëruar gjatë këtij konkurrimi dhe të reja të tjera nga jeta e biondes bombë, që mendon se të qenit seksi është një medalje që çdokush e dëshiron, vijnë të pasqyruara në një intervistë dhënë për Bluetooth.




Lola sapo je zgjedhur femra më seksi e New York-ut nga revista “Maxim” dhe ke hyre në garë me shumë vajza të bukura në SHBA... Si ndihesh për këtë?

Më pëlqen kur e dëgjoj sesi tingëllon. Revista “Maxim” është një revistë me përmasa botërore dhe titulli që ata më kanë dhënë është me të vërtetë shumë special. I falenderoj pa masë.

Si ndodhi që ata ranë në kontakt me ty?

Agjencia ime dërgoi fotot e realizuara nga fotografi ynë i mrekullueshëm, Renuar Locaj tek revista dhe para dy javësh mora lajmin që isha përzgjedhur (buzëqesh).

Sa e rëndësishme është për një vajzë të qenit e bukur, seksi?

Shumë e rëndësishme, edhe pse shpeshherë njerëzit kanë frikë ta pranojnë. Të qenit seks simbol është si një medalje që çdokush do ta ketë.

Më herët në kopertinën e kësaj reviste ka qenë modelja shqiptare Anxhela Martini... Mendon se do të ndihmojë kjo gjë?

Anxhela ka qenë në Zvicër dhe ky është një konkurs tjetër, këtu në Amerikë.

Cilat kane qenë reagimet e njerëzve?

Shumë njerëz më kanë thënë që e prisnin një lajm të tillë. Kam marrë urime nga shqiptarët kudo nëpër botë. I dua shumë fansat e mi.

Si po shkon karriera jote prej modeleje?

Është si një ëndërr e bukur, por me sy hapur (buzëqesh).

Ndërkohë me çfarë po merresh tjetër në Amerikë?

Sapo regjistrova në “Matt Studio” një poezi. Këto javë do të bëjmë dhe videon. Jam shumë e gëzuar që përveç modelingut, kam mundësi të punoj me talente të tjera këtu në New York.

Jeta private e Lolës, je e dashuruar apo jo?

Asnjëherë nuk më ka munguar dashuria. Dashuroj, por më pëlqen më shumë të më dashurojnë.

Kur do të vish në Tiranë?

Në Tiranë do të vij këtë gusht. Do të jetë një verë plot surpriza./Indeksonline/