Situata te Partizani nuk është aspak e qetë dhe kjo është parë edhe në rezultatet e skuadrës në javët e fundit, ku në tre ndeshjet e para të kuqtë kanë vetëm një pikë në renditje dhe janë në vendin e fundit.


Këshilltari i presidentit Demi, Luciano Moggi ka pasur një mbledhje me lojtarët pas ndeshjes me Skënderbeun dhe nuk ka qenë aspak i qetë.


Madje ai ka goditur edhe tavolinën me grusht, ndërsa i ka thënë lojtarëve: Nëse jeni burra ma thoni çfarë problemi keni me punën time. Në fushën e lojës nuk kam parë burra. Por, nëse nuk më doni edhe largohem. Keni një javë kohë për të ndryshuar gjithçka, duhet të fitoni ndaj Lushnjës, kanë qenë fjalët e Moxhit, para futbollistëve të kuq.