Në kohën kur Britania e Madhe vendosi të mbajë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor për të forcuar dorën e bisedimeve të daljes, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini thotë se të humburit e divorcit janë britanikët. Nga Pekini, Mogherini tha se edhe pa Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimi Eropian do të vijojë të mbetet tregu i parë dhe ekonomia e dytë më e fuqishme në botë.


Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, deklaroi se humbësja e madhe e brexit është vetë Britania e Madhe dhe jo Bashkimi Europian. Gjatë një eventi në Univesitetin Tsinghua në Pekin, Mogherini u shpreh:


Kam frikë se miqtë tanë britanikë do të humbasin më shumë ne, sepse siç edhe e theksova, Bashkimi Europian edhe pas daljes së Mberërisë së Bashkuar do të vijojë të jetë tregu më i madh në botë dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë. Disa për shembull bëjnë referencë për sigurinë dhe mbrojtjen- e vërtetë, Mbretëria e Bashkuar është një lojtare e rëndësishme për sigurinë në mbrojtje, por kontributi që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në  operacionet tona ushtarake nuk është më shumë se pesë përqind, kështu që ne mund të jetojmë pa të.


Mogherini gjithashtu vlerësoi planin e investimeve China One belt e cila synon të zhvillojë tregtinë me pjesën tjetër të Euroazisë, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti në hapjen e mundësive për të gjithë.


Më herët të enjten në mëngjes, ajo gjithashtu zhvilloi takime me Ministrin kinez të Mbrojtjes dhe këshilltarin shtetëror Chang Wanquan në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.


Mogherini dhe delegcioni i saj ndodhen në Pekin në kuadër të dialogut strategjik BE-Kinë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter